Taksa e re e pronës/ Deputeti i LSI: Po si nuk dhatë një lajm se u hap një biznes i ri, por...

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu ka reaguar pas njoftimit të ministrit të Financave Arben Ahmetaj lidhur me skemën e re të mbledhjes së taksës së Pronës.

Taksa e re e pronës parashikohet të mblidhet nëpërmjet faturës së dritave dhe përfshin 0.05 % e vlerës së banesës. Kjo skemë pritet të nisë të aplikohet që nga muaji Prill.

 “Ministri i Financave jep lajmin e madh: Fillon mbledhja e taksave të shtëpive e s’keni ku ti shpëtoni, pasi do ta keni në faturën e dritave…

Shumë mirë, por si nuk dhatë një lajm se u hap një biznes i ri, se u punësuan disa të rinj, se doli nga skema e ndihmës ekonomike një familje pasi ju gjet një punë kryefamiljarit, se Qeveria pranon minimumin jetik, se sot nuk pati asnjë lajm për vrasje, grabitje apo kapje tonelatash droge…

A po, kemi dhe lajmin e përditshëm të mbjelljeve të pemëve”, shkruan Spahiu.