FOTO/ Klubi i Lazios shpërblen Thomas Strakoshën

Portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, është kthyer në një ndër lojtarët më të rëndësishëm tek ekipi i Lazios në Itali.

Së fundmi, klubi lacial ka komplimentuar “gardianin” kuqezi edhe nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

“Në 13 ndeshje të këtij sezoni nuk ka pësuar gol dhe 2 penallti të pritura. Thomas Strakosha lojtari më i mirë i ndeshjes Milan – Lazio në Kupë”, shkruhet në postimin e Lazios.

Strakosha priti dy penallti në ndeshjen e Kupës kundër Milanit, që u luajt të mërkurën, por Lazio u skualifikua pasi rezultati i përgjithshëm i 11- metërshave ishte 5-4.