Mësuesja bënte seks me nxënësin, por pasi u zbulua ajo

Një tjetër skandal seksual është zbuluar në SHBA, ku një mësuese akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një nga nxënësit e saj.

Mësuesja e martuar është arrestuar, pasi dyshohej se ka kryer marrëdhënie seksuale me një nxënës 14-vjeçar. Stephanie Peterson, 26 vjeç, gjithashtu i ka dërguar nxënësit të saj foto nudo, u arrestua mëngjesin e djeshëm në Florida, pasi adoleshenti u ka treguar prindërve të tij.

Gjatë marrjes në pyetje, thuhet se adoleshenti u tha hetuesve se gjithçka filloi kur mësuesja i dërgoi foto nudo. Peterson, e cila është e martuar me një zjarrfikës që prej vitit 2015, momentalisht po mbahet në paraburgim. Ajo është duke u mbajtur nën akuzën e kryerje të marrëdhënies seksuale me të mitur.