Ja cili është truku për të patur flokë të pastër

E vërteta është se sa më shpesh t’i lani flokët aq më shpejt bëhen të yndyrshme. Mund të ndiqni këshillën e Kim Kardashian që t’i lani flokët njëherë në 5 ditë. Por stilistët kanë disa këshiila dhe truke të tjera për t’i pasur flokët sa më të shëndetshëm, voluminoz si dhe të mos ju yndyrosen shpesh.

Aplikojeni shampon si një profesionist:

Temperatura e ujit duht të jetë e tillë që ju të mund ta duroni. Qëndroni në dush për një minutë dhe sigurohuni që floku të laget i tëri.

Shtrydhni pak shampo ( sasia duhet të jetë sa diametri i një monedhe) në duart tuaja dhe fërkojini së bashku. Aplikojeni shampon në flokun tuaj në lëvizje rrethore, duke lëvizur nga rrënja te maja.

Shpëlarja duhet të marr më shumë kohë se aplikimi i shampos. Parukierët rekomandojnë ta shplani flokun për të paktën 5 minuta.

Gjithashtu rekomandohet ta shpëlani flokun me ujë të ftohtë në fund. Sepse kjo gjë do forcojë rrënjët e flokëve dhe do i mbajnë më të butë dhe më të fortë.

Planifikoni modelet e flokëve:

Çdo ditë planifikoni një model të ndryshëm flokësh pasi kjo do t’ju ndihmojë në pasjen e një floku pa yndyrë.

Përdorni shampo të thatë para se të shkoni në palestër, jo pas.

Gjithashtu është e rëndësishme të ndryshoni, shpesh herë, kllëfat e jastikëve sepse ato absorbojnë djersë, por edhe shumë baktere të tjera dhe kjo ndikon në yndyrosjen e flokëve.

Tregoni kujdes ndaj flokut me anë të produkteve që përdorni, do ishte ideale nëse do ishin natyrale.