E rëndë/ Zjarri masiv merr jetën e 30 personave

Një zjarr masiv ka rënë në një qendër rehabilitimi në Baku të Azerbajxhanit. Zjarri i rënë shkrumboi banesën, por edhe mori jetën e 30 të rehabilituarve aty brenda.

Vetëm katër prej personave që jetonin aty mundën që të shpëtojnë dhe janë shtruar në spital.

Shkaku i zjarrit është ende i panjohur dhe kanë nisur hetimet për të zbuluar arsyet e tragjedisë.