Vrasje me thikë në Durrës, humb jetën në spital adoleshenti

Ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit 16-vjeçari A.Gj. i cili u godit me thikë më herët nga një 17-vjeçar në Spitallë. Ky i fundit, D.L., është arrestuar. Goditja me thikë, njoftoi zyrtarisht Policia e Durrësit, ndodhi në vrazhdën e një konflikti për motive të dobëta.

Ndaj 17-vjeçarit të arrestuar nga specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, rëndon akuza për veprat penale "Vrasja me dashje" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" parashikuar në nenet 76 dhe 279 të Kodit Penal.

*Durrës, plagoset me thikë 16 vjeçari, arrestohet autori