Rezultoi me doping, flet i tronditur Bajram Jashanica

I tronditur dhe pa fjalë. Bajram Jashanica pranon lajmin se ka dalë pozitiv në testin anti-doping, por sipas tij asgjë nuk mund të quhet përfundimtare.

“Më kanë lajmëruar, por unë tani pres një përgjigje përfundimtare. Drejtuesit e klubit po merren me këtë çështje. Testi B? Për momentin nuk mund të flas. Shpresoj që gjithçka të shkoj mirë, boll kam vuajtur”, ka thënë Jashanica për “Panorama Sport”.