Dembele fjalë të mëdha për Messi: Një ditë doja që të luaja përkrah tij

Ousmane Dembele është optimist pavarësisht se ka një fillim të vështirë në karrierën e tij në Barcelonë dhe ai zbuloi se ai ishte gjithmonë i sigurt se një ditë do t’a shihte veten duke luajtur me Lionel Messin.

Megjithatë ish-sulmuesi i Borussia Dortmundit po përballet me vështirësi për t’u përshtatur me skuadrën e Ernesto Valverdes.

“U përqendrova në përpjekjen për t’u qetësuar, mendova se ishte më mirë të kishim dëmtimin në fillim të sezonit sesa më vonë kur pritet më shumë”, tha fillimisht Dembele.

 
“Unë kam luftuar shumë që të jem aty ku jam tani dhe e dija që unë do të luaja me Messin një ditë”

Ai gjithashtu shpjegoi se ai ka një marrëdhënie të mirë me Luis Suarezin.