Itali, çonin drogë në shtëpi sipas porosive, arrestohen dy shqiptarë, ja emrat

 

Policia italiane ka vene ne pranga dy shtetas shqiptarë e një shtetase italiane ne qytetit të Vicenzas me akuzën e trafikut të drogës të tipit kokainë.

Dy shqiptarët e arrestuar janë Xhulio Aliaj 24 vjec e Sokol Hadëraj 35 vjec. Hetime kanë zbardhur se 3 të arrestuarit trafikonin kokainë mjaft të pastër e cila mbërrinte në Itali nga Shqipëria.

Trafikantët komunikonin me klientët me anë të telefonit si dhe në ëhatsapp duke përdorur fjalë në kod. Dozat e kokainës u dorëzoheshin në banesë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 1 kg kokainë dhe rreth 5 mijë euro cash.