VIDEO/ I ftohti Siberian pushton Europën, politikanët francez kalojnë natën me të pastrehët

Pesëdhjetë politikanë francez kanë kaluar natën jashtë duke fjetur me të pastrehët në rrugë, edhe pse temperaturat kanë qenë mjaft të ulëta.

I ftohti Siberian ka pushtuar europën ku mbi 50 persona kanë gjetur vdekjen deri më tani.

Iniciativa e deputetëve francezë, e nisur nga nënkryetari i Bashkisë Etampes, Mama Sy, erdhi pasi temperatura e ajrit pritej të bien deri në minus 2 gradë Celsius.

Mama Sy ka bërë thirrje zyrtarëve të zgjedhur që të "flenë të paktën një natë jashtë" dhe të kuptojnë seriozitetin e problemit duke qëndruar në solidaritet me popullsinë e pastrehë të qytetit gjatë temperaturave të dimrit.

"Ne nuk mund t'i lejojmë njerëzit të jetojnë dhe të flenë në rrugë. Ne duam që ajo të përfundojë. Për ta bërë këtë, ne kërkojmë kërkimin e ndërtesave boshe ", tha Sy në një intervistë me të përditshmen Le Parisien.

Zëvendëskryetari i komunës vuri në dukje se 6,000 njerëz të pastrehë që kishin marrë strehim të përkohshëm në të gjithë Francën gjatë javëve të fundit u është siguruar një vend për të kaluar natën.

 /Ariglon Pali/Syri.net/