Gjyqtari ndëshkoi Barcelonën? Trajneri i Las Palmasit befason me deklaratën e tij

Barcelona nuk mori më shumë se një barazim 1-1 në transfertë përballë Las Palmas e cila gjatë pjesës së dytë mori një penallti të dyshimtë.

Trajneri i Las Palmas, Paco Jemez, ka thënë se është shumë i kënaqur me arbitrin dhe vendimet e tij.

 “Më pëlqen Mateu, në mënyrën e tij, por më pëlqen stili i referimit të tij. Natyrisht nuk flas për referimin, as kur na favorizojnë apo janë kundër nesh”, ka thënë Jemez.

Ai foli edhe për dy momentet kyçe në ndeshje, kur portieri i skuadrës së tij preku topin me dorë jashtë zone dhe penalltinë, nga e cila Las Palmas barazoi rezultatin.

“Ishin dy momente, penalltia dhe prekja e topit me dorë nga Chichizola, por s’e di se çka mendonte gjyqtari në ato momente”, shtoi ai.

Pas këtij barazimi, Barcelona ngelet vetëm pesë pikë para Atletico Madridit, me të cilin do të përballet të dielën.