VIDEO/ Shmangu grabitjen, plagoset biznesmeni në Fier. Kapet njëri nga autorët

Një plagosje me armë ka ndodhur në qytetin e Fierit mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ka ndodhur pranë gjimnazit ‘Janaq Kilica’.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.  

I plagosur mësohet se ka mbetur pronari i një biznesi të vogël përballë gjimnazit.

Nga të dhënat e para është mësuar se dy persona dyshohet se kanë dashur të grabisin një pikë këmbimi valutor.

Në këto momente ka ndërhyrë edhe pronari i byrektores që ndodhej ngjitur me dyqanin tjetër. Grabitësit kanë qëlluar me armë duke e lënë të plagosur.

Policia ka vënë në pranga njërin nga autorët pas ndjekjes së bere nga efektivet.

Autori ka braktisur mjetin në fshatin Baltës dhe është hedhur në lumëe për të kaluar në anën tjetër. Aty ai është prangosur.