Reali dhe Chelsea kërkon ‘yllin’ e Kombëtares shqiptare

Pavarësisht se Lazio u eliminua, përballja në gjysmëfinale ndaj Milanit ishte një promovim i madh për portierin e kombëtares shqiptare, Thomas Strakoshën.

Kaq ka mjaftuar që emri i tij të radhitet mes dëshirave të dy gjigantëve evropianë si Real Madrid dhe Chelsea.

“Harrojeni Courtois, ja zëvendësuesi”, ishte titulli i portaleve londineze pranë Chelseas.

Për Strakoshën, të cilin Reali e ka ndjekur prej kohësh për ta pasur në projekt për të ardhmen, mbase edhe kur ylli Ronaldo të varë këpucët në gozhdë”, shkruhej ndër të tjera nga “cittaceleste”.