Junker pas turit ballkanik, nuk kam dhënë data, por vendi i ballkanit është në BE

 

Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker sot në Sofje deklaroi se pas vizitës në vendet e Ballkanit Perëndimor kthehet në Bruksel me bindjen se vendi i atij rajoni është në Bashkimin Evropian. 

Ai shtoi se porosia e tij se anëtarësimi i vendeve të rajonit nuk është ëndërr por realitet i cili vijon, është pranuar dhe bashkëbiseduesit kanë kuptuar se më shumë vëmendje duhet t'i kushtohet zbatimit të reformave, ndërsa më pak datës. 

"Datat janë më pak të rëndësishme edhe nga detyrat që janë para këtyre vendeve. Nuk mund të bëjmë përjashtime në lidhje me kushtet për pranim, sepse kjo nuk do të ishte në interes për vendet e rajonit të BE-së", deklaroi Junker në pres konferencë.

Ai theksoi se BE-ja mbetet e bashkangjitur për perspektivën evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor. Sipas tij, vendet e rajonit janë në faza të ndryshme të përafrimit në BE.

"Në të gjitha vendet vërejta vrull të ngjashëm dhe dëshirë për zbatim të reformave të cilat duhet të zbatohen për anëtarësim", theksoi Junker. Ai konstatoi përmirësim të madh të të gjitha partnerëve në rajon dh se duhet të insistohet në luftën kundër krimit, korrupsionit. 

"Të gjitha vendet të cilat dëshirojnë anëtarësim në BE nevojitet që të ndërpresin konfliktet bilaterale. Ne nuk duam të imponojmë jostabilitet i cili ekziston në Ballkanin Perëndimor, por duam të mbartim stabilitet në Ballkan të cilin ne e kemi arritur gjatë procesit të integrimit evropian", tha ai.