10 reagimet e çuditshme të trupit që tregojnë se nuk mundeni më për asgjë!

Edhe pse ne jo gjithmonë arrijmë t’i lexojmë, trupi na i jep sinjalet në kohë, për çdo gjë që ndodh brenda nesh. Stresi duket si një gjendje abstrakte, por, në fakt, manifestohet në mënyra të qarta. Simptomat lidhen shpesh me gjendjen shpirtërore…kryeson gjithnjë humori i keq, por kjo nuk eshte shenja e vetme që tregon se ju ka ardhur në majë të hundës…me punën, njerëzit, financat e gjithë gjërat për të cilat duhet të vrisni mendjen…Lexojini me radhë dhe nëse keni më shumë se tre prej tyre, merni masa, dhurojini vetes një pushim të shkurtër, edhe sikur të mbylleni në shtëpi për të parë filma!

1. Muskujt e trupit janë vazhdimisht të tendosur
2. Keni dhembje të vazhdueshme koke
3. Keni etje
4. Djersini shpesh
5. Ju bien flokët
6. Urinoni shpesh (edhe prej ujit që mund të pini)
7. Nuk ndiheni asnjëherë energjik apo në humor për të bërë diçka.
8. Keni problem me dhëmbët
9. Peshorja nuk ju tregon asnjëherë të njëjtën peshë
10. Keni probleme me kujtesën./LIVING