Bashkëpunim me FBI, DEA, GdF dhe Antimafien italiane, Xhafaj paralajmëron operacione të bujshme 'shumë shpejt'

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i ftuar në emisionin “Real Story” tha se Policia po zhvillon disa operacione në bashkëpunim me autoritet e huaja ligjëzbatuese.

“Kemi operacione me FBI, shumë shpjet do kemi rezultate konkrete jashtëzakonisht të mira. Kemi me DEA-n të paktën dy operacione, kemi operacione me Antimafian Italiane dhe Guardi Di Finanzia-n, një operacion (me GdF) shumë shpejt do ketë rezultate konkrete. Kemi operacione edhe me Europol.  (Operacionet) shumë shpejt do japin rezultate konkrete”, tha Xhafaj.