Argjentina shpall listën për miqësoret ‘big’ me Italinë dhe Spanjën. Mungojnë 2 yjet e Serie A

Argjentina do të luajë dy miqësore në muajin mars ndaj Italisë dhe Spanjës, në datat 23 dhe 27 mars.

Trajneri Sampaoli ka publikuar listën me lojtarët e ftuar për këto dy miqësore, ku bie në sy mungesa e dy sulmuesve të Serisë A, Mauro Icardi dhe Paulo Dibala.

Lista

Portierë: Romero, Guzman, Caballero

Mbrojtës: Rojo, Funes Mori, Fazio, Otamendi, Mercado, Acuna, Salvio, Tagliafico

Mesfushorë: Mascherano, Paredes, Lanzini, Lo Celso, Biglia, Banega, Di María

Sulmues: Higuaín, Messi, Aguero, Perotti