Kapja e 613 kg kokainë/ Rama sherr me qytetarët në rrjet: Jo mor jo, është kështu e se luan as...

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me ndjekësit e tij në rrjetet sociale në lidhje me operacionin për kapjen e 613 kg kokainë, të ardhur nga kolumbia me një kontinier bananesh në Shqipëri.

Komentuesit kanë reaguar pas deklaratave të Ramës se operacioni në fjalë ishte tërësisht shqiptar dhe pa sinjalizimin e agjencive të huaja ligjzabtuese.

Një nga komentuesit i shkruan Ramës se DEA e detyroi të kapë sasinë e drogës. Por ky koment nuk i ka pëlqyer Kryeministrit i cili është përgjigjur menjëherë: “jo mor jo, është kështu e nuk e luan topi...”

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj deklaroi se suksesi u arrit falë bashkëpunimit me agjencitë e huaja.

Ndërsa kryeministri Rama në statusin e tij tha se ” ky operacion është zhvilluar i gjithi në territorin e vendit, pa asnjë sinjalizim nga vendet evropiane”.