Arti në zi... Ndahen nga jeta dy aktorë të njohur /FOTO

Ndahen nga jeta dy aktorë të njohur të publikut.

Arti latin ka humbur dy emra të njohur të kinematogravisë. Mbrëmjen e djeshme është shuar aktori i njohur protagonist Rogelio Guerra.

Aktori ka humbur jetën në moshën 81 vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë. Edhe publiku shqiptarë është njohur me rolet e tij në telenovela.

Gjithashtu mediat latine kanë njoftuar se një tjetër aktore e mirënjohur është ndarë nga jeta.

Bëhet fjalë për  María Rubio e cila u nda nga jeta në moshën 83 vjeçare. Gjithashtu dhe Rudio ka qenë pjesë e nëj sërë telenovelash latine dhe njihet për rolet e saj antagoniste.

‘Ndër më të lakuarat është ‘Salome’ ‘E dashur armike’ ‘Dy fytyrat e Anës’ etj.