VIDEO/ Temperaturat e ulëta, ndërpritet mësimi në 500 shkolla

Në rreth 500 shkolla të arsimit parauniversitar mësimi është ndërprerë për shkak të temperaturave të ulëta dhe motit të keq.

Vendimi është marrë nga Drejtoritë Rajonale Arsimore, ndërsa orët që konsiderohen të humbura për shkak të pushimit në këto ditë të ftohta, do të zëvendësohen të shtunave ose pas përfundimit të orarit ditor të mësimeve.

Në Tiranë, rezistencat vijojnë të jenë një alternativë për t’u ngrohur. Rrjeti elektrik shpesh nuk i favorizon, por këto ditë me temperatura të ulëta drejtuesit e shkollave e kanë gjetur një zgjidhje.

Rezistencat në pjesën dërrmuese të tyre janë blerë nga vetë prindërit e nxënësve, ndërsa teza e trumpetuar me forcë nga Kryebashkiaku Veliaj për ngrohjen e shkollave duket se ka mbetur thjesht një premtim.

ABC News ishte tek “Pjetër Budi”, ku për shkak të rikonstruksionit të shkollës së tyre po zhvillojnë mësim edhe nxënësit e “Dora D’istrias”. Në ato shkolla, ku ngrohja realizohet përmes kaldajave nxënësit na tregojnë.  “Jo nuk ka qenë ftohtë se klasat kanë qenë shumë të ngrohta”. “Jemi në tre rreshta dhe unë jam në rreshtin e mesit dhe nuk ngrohem”.

Ndërsa në kryeqytet panorama është e tillë, në rrethe shumë nxënës nuk kanë zhvilluar mësim.