Pse iu vu eksploziv banesës së biznesmenit në Tiranë? Ja deklarata në Polici

Hetimet paraprake të Policisë duket se nuk japin një pistë të fortë lidhur me shpërthimin e ndodhur rreth orës 01:40, në rrugën “Shaban Bardhoshi” në Kombinat, te dera e jashtme e murit rrethues të banesës së Klaudio Ukës.

Nga shpërthimi, që dyshohet se u shkaktua me lëndë plasëse artizanale, nuk ka dëme në njerëz, njoftoi Policia, megjithatë janë shënuar dëme materiale.

Burime policore thanë se familjarët dhe biznesmeni, në dëshmitë e tyre, thanë se nuk kanë ndonjë konflikt që mund të ketë sjellë shpërthimin.

Klaudio Uka është pronar i një bar-kafë në Tiranë dhe më herët ka qenë në emigrim. Uka ka treguar për mediat se prej 5 vitesh jeton në banesën në Kombinat.

*Shpërthim në Kombinat, 300 gramë eksploziv, detaje të reja