Sulmohet dhe qëllohet në kokë një oficer policie në Fier

Një punonjës policie është sulmuar ditën e sotme në Fier.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar me sende të forta punonjësin e policisë me inicialet B. M., 50 vjeç.

Ai është lënë i goditur në rrugë dhe nga persona të tjerë është dërguar në spital.

Sipas të dhënave, ai është punonjës i Komisariatit të Policisë në Mallakastër.

Ai ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.