VIDEO/ Terror në avion, 47 vjeçari tenton të mbysë pasagjerët, sulmon seksualisht femrat

Pasagjerët e një avioni kanë parë tmerr me sy kur një burrë sulmoi seksualisht një grua, madje tentoi të ngacmonte edhe një fëmijë.

47-vjeçari u përpoq të mbyste disa gra dhe më pas u ul afër disa njerëzve duke kërcënuar se do ti abuzonte seksualisht.

Madje u përpoq që të zhvishej në avion.

Por ishin disa burra që arritën që ta mbërthenin dhe u lidh me rrip.

Ngjarja e tmerrshme ndodhi në S7 - Siberian Airlines, një fluturim nga Shën Petersburg në Novosibirsk.

Policia e arrestoi atë sapo zbriti nga avioni.