Mbyti gruan me litar, Gjykata e Fierit ‘burg’ për 75-vjeçarin

Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 75-vjeçarin Namik Velaj, i cili një vit më parë vrau gruan e tij, ndërsa spitali e trajtoi si një vdekje natyrale. Në të njten kohë gjykata la vendsor  që 75-vjeçari t'i nënshtrohet edhe një analize psikike për të parë edhe shendetin  e tij mendor .

Edhe mjeku qe ka parë gruan e vdekur dhe nuk ka vënë re se ajo ishte e mbytur, Ilir Tanku është vendosur pezullim i së drejtës së ushtrimit të profesionit dhe detyrim paraqitjeje. Ngjarja ka ndodhur rreth një vit më parë, por vetëm ditën e djeshme pas hetimeve u zbulua se ngjarja nuk ishte natyrale, por burri kishte mbytur me litar gruan e tij.

Ndërkohë policia e Fierit thotë se ende po punon për të zbardhur shkaqet e vrasjes së të moshuarës nga bashkëshorti i saj.