FOTO/ Neymar në karrige me rrota, ja gjendja frikësuese e tij...

Paris Saint Germaini është i tronditur pasi Neymar do të qëndrojë rreth 7 javë larg fushave të blerta.

Sot (e enjte) është vlerësuar gjendja e brazilianit dhe Paris Saint Germain ka marr një tjetër lajm tronditës në lidhje me futbollistin më të shtrenjtë në botë.

“Neymar do të operohet të shtunën në Brazil”, kështu ka thënë doktori i skuadrës kombëtare të Brazilit, Rodrigo Lasmar, i cili konfirmoi se Neymar do të jetë jashtë fushës për “dy muaj e gjysmë apo tre”.