Pakti me Greqinë, Meta pret Komisionin e Jashtem të Kuvendit, në zyrën e tij

Ditën e nesërme, Presidenti Ilir Meta do të zhvillojë një takim me Komisionin e Jashtëm. Takimi do të zhvillohet herët në mëngjes në orën 08:15 në ambientet e Presidencës.

Në fokus të takimit do të jenë diskutimet për paktin detar me Greqinë.

Ministria e Jashtme i ka kërkuar presidentit Meta dhënien e autorizmit për hapjen e negociatave për një marrëveshje me Greqinë, por kreu i shtetit shqitpar ka kërkuar dy herë sqarime të hollësishme.

Një ditë më parë, opozita në Komisonin e Jashtëm ka kërkuar një seancë dëgjimore në Presidentin në lidhje me këtë çështje.