Enver Hoxhaj: 2018 është vit i zgjedhjeve të brendëshme në PDK

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka njoftuar se brenda javëve do të fillojnë zgjedhjet e brendshme në PDK, ku do të ketë reforma të mëdha në të mirë të Kosovës.

“PDK pas mbledhjes së mbajtur ka vendosur që në 2018 të mbahen zgjedhjet e brendshme, do të hapen në javën e ardhshme dhe duhej të mbyllën deri në fundin e muajve të vitit 2018”, tha Hoxhaj

Sipas tij, gjatë zgjedhjeve që do të mundohen brenda PDK-së të ketë reforma të mëdha në të mirë të Kosovës.

Ai tha se në mbledhjen e kryesisë së PDK-së u diskutua edhe çështja e kufirit me Malin e Zi.

“Kjo çështje është zgjatur shumë dhe nuk ka kohë, Kosova më të humbë për ratifikimin e demarkacionit, pasi dje Kosova ka humbur një shans të mirë para zyrtarëve të Bashkimit Evropian, sepse vizita të tilla ndodhin një herë në dekadë. Mos ratifikimi i demarkacionit në mes dy shteteve duhet të jetë shqetësim për të gjitha partitë politike që janë brenda në kuvend, sepse që tri vite është konsumuar kjo temë”, tha Hoxhaj.

Sipas tij, dje nuk ka pas vullnet politik të partive politike që të votohet demarkacioni.

Hoxhaj: Javën e ardhshme duhet ta mbyllim çështjen e demarkacionit

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj në një konferencë për media ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë së PDK-së, sot është diskutuar për zhvillimet politike në vend, dhe për atë që çfarë ka ndodhur dje në Kuvendin e Kosovës.

“Jemi të shqetësuar për situatën e djeshme në të cilën ka qenë shteti i Kosovës pasi që nuk ka pasur vullnet politikë nga paritë shqiptare që ta përmbushin një kërkesë bazike për qytetarët e Kosovës e që është lëvizja e lirë.

Ajo se çfarë do të duhej të thuhej për ratifikimin e marrëveshjes është thënë në këto tri vitet e fundit, i dimë të gjitha dhe nuk ka nevojë më Kosova të humb kohë dhe të dëgjojmë narracionet që i dëgjuam”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka theksuar se mosvotimi dhe mungesa e vullnetit dje e deputetëve të Kuvendit, dhe vizita e kryetarit të Komisionit Evropian Juncker, si PDK e shohin si një shans të humbur dhe si diçka që PDK-ja nuk pajtohet.

“Presim që javën e ardhshme kjo temë të mbyllet, dhe të gjithë deputetët ta ratifikojnë këtë marrëveshje. E ftojmë çdo subjekt të jetë racional, ti kalojmë dallimet dhe javën e ardhshme ta mbyllim këtë temë”, ka thënë Hoxhaj.