Aurela Gaçe dedikim prekës Dr.Florit për ditëlindje ''Ti vetë e the se jeta shkon'

Edhe pse kanë kaluar pothuaj tre vite nga vdekja e parakohshme e Dr.Florit, data e tij e lindjes vazhdon të përkujtohet nga familjarët, miqtë dhe kolegët e ngushtë me të cilët ndau gjithçka, jo vetëm pasionin për muzikën, por edhe emocionet dhe dashurinë që kishte për artin e të bukurën. E mes këtyre kolegëve nuk mund të mos përmendim Aurela Gaçen, që për të ishte një mikeshë speciale..një pjesë e familjes siç thonte vetë Flori. Ditën e djeshme, Aurela solli disa vargje emocionuese të shkruara prej tij të cilat emocionuan këdo, shoqëruar  me disa foto të DR. Florit me familjen, në mbishkrimin e të cilave lexohet: ''Sot në këtë ditëlindje, nisa të shoh fotot e tua dhe dua të të them se na mungon shumë o shok. Ti vetë e shkrove, SE JETA SHKON''

''Sa herë mërzitem kur dhimbja më trishton
E sa herë dhimbja më ikën, se gëzimi ma largon,
Se suksesi me dështimin bashkë të dy jetojnë
Në çdo kohë ndodh kështu dua të them se jeta shkon”.