Keni dhimbje të forta gjatë periodave, ja si lidhen ato me shëndetin riprodhues të një femre

Lajme të këqija për gratë që kanë dhimbje të forta gjatë kësaj periudhe të muajit  pasi sipas një studimi kjo gjë  tregon se do të keni një lindje edhe më të dhimbshme. Po, është e vërtetë, sa më therëse të jenë dhimbjet gjatë ciklit, aq më ''torturuese'' do të jenë kur të lindni fëmijë. Sipas dr. Dasha Fielder, mjeke në klinikën mjekësore Bondi në Australi, fazat e para të dhimbjeve të lindjes do të jenë të njëjta me ato të periodave. Dhimbjet do të përkeqësohen edhe më shumë derisa fëmija të lindë. Kjo do të thotë, nëse keni shumë dhimbje çdo muaj, atëherë do të keni edhe më shumë dhimbje kur të vendoseni të bëheni me fëmijë. 

Dhimbjet nuk shkaktohen vetëm për arsye të shkarkimit në muret e mitrës. Zgjerimi i qafës së mitrës gjithashtu shkakton dhimbje të forta tek një grua. Gjatë ditëve të ciklit menstrual, qafa e mitrës zgjerohet me 1 cm për t’i dhënë mundësi trupit që të çlirohet. Disa gra mund të mos e ndiejnë këtë, ashtu siç ka të tjera që duhet t’i përballojnë ato çdo muaj.

Ka shumë nerva tek qafa e mitrës, nga vjen edhe dhimbja. Prandaj, nëse keni dhimbje me 1 cm zgjerim, imagjinoni çfarë duhet të përjetoni nga 10 cm zgjerim që duhet për lindjen e fëmijës. Fazat e para të dhimbjeve të lindjes, ku qafa e mitrës shkon nga zero në 5 cm në diametër, janë shumë, shumë të ngjashme me dhimbjet e cikli”, shton dr. Fielder Megjithatë, duhet theksuar se përjetimet e dhimbjeve si gjatë ciklit menstrual ashtu edhe gjatë lindjes nuk janë asnjëherë të njëjta nga një femër në tjetrën.