Dëshmia e gruas: Vrasës është Kasem Pirjasi, unë lava hanxharin. Detaje nga krimi makabër

As skenari më i frikshëm i një telenovele nuk do të ngjante me horrorin në Vlorë. Një dashuri e nisur herët, por që vazhdoi, ndonëse të dy u martuan dhe u bënë me fëmijë…

Kasem Pirjasi nga fshatin Strumë i Fierit nga pamundësia për të takuar Hysnien për festat e fundvitit ndërmori aktin ekstrem vrasjen e burrit të 32-vjeçares Olsi Hoxhallarit dhe nënës së tij, shjkruan g.sh.

32-vjeçarja Hysnie, nënë e një djali 3-vjeçar ka shtuar se pasi Kasëmi i kishte vrarë të dy, edhe bashkëshortin dhe vjehrrën, ai e kishte njoftuar për masakrën. “E lava hanxharin. Ai i vendosi zjarrin banesës së vogël dhe kur ai iku, unë prita deri në orën katër të mëngjesit dhe pastaj njoftova policinë”, – ka rrëfyer gruaja, e cila ka treguar edhe fshehjen e armës së krimit.

I pyetur nga policia, Kasem Pirjasi ka rrëfyer se pasi Olsi ishte kthyer nga Greqia, ai nuk po e takonte më dot të dashurën, çka ka ndërmarrë aktin ekstrem; vrasjen e nënës dhe birit.

Autori i krimit, Kasëm Pirjasi është një 26-vjeçar i martuar, baba i dy fëmijëve, i cili mësohet se është edhe mblesësi i kësaj martese. Bashkëpunëtore në këtë masakër është edhe bashkëshortja e Olsit, Hysnie Hoxhallari, e cila dyshohet se ka fshehur armën e krimit, shkruan g.sh.

Fillimisht u dyshua për kunatën se mund ta kishte bërë krimin, por më pas u dyshua se mund të ishte gruaja e të ndjerit. Ndaj dhe ajo është mbajtur nën survejim, ndonëse bënte apel shtetit që të zbardhej ngjarja.