Presidenti i PSG-së deklaratë të papritur për Neymarin, 'çmendet' Reali i Madridit

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi i ka shtangur të gjithë me deklaratën e tij para ndeshjes së kthimit kundër Real Madridit.

Në një intervistë për “Goal.com”, miliarderi tha se klubi i tij do të kualifikohet në gjysmëfinale të Champions Leagues.

Ai gjithashtu shtoi se Neymar do të jetë rikthyer nga dëmtimi dhe do të luajë në gjysmëfinale të këtij kompeticioni, shkruan SYRI.net.

“Kjo është një ndeshje e rëndësishme, por lojtarët janë të fortë dhe duhet të përballojnë çdo vështirësi. Të gjithë janë të gatshëm dhe duan të luajnë, kjo është gjëja më e rëndësishme. Ne do të kualifikohemi në Champions League falë tifozëve dhe lojtarëve tanë. Do të kalojmë dhe Neymar na duhet për gjysmëfinale”, tha fillimisht ai.

Në lidhje me çështjen e Neymar dhe mënyrën se si i ati i tij sillet pas dëmtimit, Al-Khelaifi shtoi: "Falënderoj babain e tij, i cili dëshiron të qëndrojë me ne deri në ndeshjen e Real Madridit. Ne jemi një familje dhe ai është një zotëri. Ai ishte këtu, në lojë, ai është atje për djalin e tij dhe klubin e tij, ai është një njeri i madh".

/ SYRI.net /