FOTO/ Dua Lipa kërcënohet me jetë

Duket se Dua Lipës nuk është në periudhën e saj më të bukur, këngëtarja po kërcënohet me jetë.

E pyetur në një intervistë se kë zgjedh midis Taylor Swift dhe Kanye West, Dua Lipa ka zgjedhur këtë të fundit.

Kjo zgjedhje i ka shtyrë fansat e Swift të kërcënojnë këngëtaren shqiptare.

“Zgjodha Kanye sepse më pëlqen hip hop-i. Muzika e Taylor është e mrekullueshme, por fansat e saj prej tre ditësh më dërgojnë emoji gjarpërinjsh dhe mesazhe ‘Shpresoj të vdesësh’. Unë s’thashë ndonjë gjë,”- është shprehur Dua.