Ky është shoku më i mirë i Sara Hoxhës

Ajo është bionde. Ai me flokë të kuq. Ajo është shumë e gjatë. Ai tani për tani është i vogël fare. Kanë 20 vite diferencë. Megjithatë këto nuk e pengojnë Sarën ta quajë shokun e saj më të mirë…sepse ai është London, i biri.

Sara ka postuar një foto të re, ku dikush, ndoshta babai i London, Ledioni, apo ndonjë person i afërm e ka fotografuar dyshen të veshur me pantallona xhinse nga pas. Po ecin si dy shokë të ngushtë, të gatshëm të shkojnë kudo.

Mjaft që të jenë bashkë!

“Miku më i mirë i mamit”, shkruan Sara…dhe ashtu duken.