Khloe Kardashian mbyll gojët e liga me këtë deklaratë të fundit

Edhe pse është vetëm një muaj larg momentit të shumëpritur, për të pasur në krahë ëngjëllin e saj, Khloe Kardashian, është bërë sërish protagoniste e faqeve të para të mediave rozë, për shkak të fotos së fundit që ka postuar ditën e djeshme, bashkë me të cilën vjen edhe një deklaratë e fuqishme nga ana e saj.

33 vjeçarja seksi, e reality show-t të famshëm, është kritikuar shpesh në mediat sociale, për faktin se ajo shfaqet thuajse në çdo foto duke përkëdhelur barkun dhe me duart rrotull tij. Për një nënë të re që po shijon pritjen e ëmbël, ky është gjesti më normal që mund ta shoqërojë gjatë gjithë muajve të shtatzënisë, por me sa duket gjithmonë ka komente nga njerëzit për çdo veprim që kryen, sidomos kur je personazh publik.

Ditën e djeshme, Khloe ka postuar një foto, në të cilën ajo shfaqet e veshur me një fustan plot shkëlqim, me një pallto të zezë sipër krahëve dhe aksesorë të mëdhenj, ndërsa nuk ka harruar sërish të vendos duart rrotull barkut të saj. E bashkë me këtë foto ajo ka shkruar: "Njerëzit duhet të jenë shumë të vetdijshëm për barkun tim. Unë zgjedh të vendos duart rrotull tij, sepse ai është i imi. Kam pritur për këto momente të vogla, me vite të tëra. Kam vetëm pak kohë që të shijoj këtë fazë të jetës sime, kështu që unë do të vazhdoj ta prek dhe ta dua barkun tim, sa herë të mundem.  Mommy loves you baby", e ka përfunduar kështu postimin e saj ylli i Kardashians.