Fier, dhunuan të burgosurin, procedohen penalisht 4 gardianë

Fier, dhunuan të burgosurin, procedohen penalisht 4 gardianë

Dhunojnë një të burgosur në ambjentet e vuajtjes së denimit dhe Sherbimi I Kontrollit të Brendshëm i Brugjeve ka çuar për ndejkje penale 4 punonjës të policisë së burgjeve të Fierit.

Sipas dokumentit të akuzës, Gardiant e burgit dhunuan të burogosurin K.B me datë 23 shkurt.

Ne njoftimin e Ministruisë së Drejtësisë thuhet se:  "Në datë 23.02.2018, tre të dënuar janë shoqëruar forcërisht nga Grupi i Sigurisë së Institucionit në ambientet e veçanta të izolimit, pasi kishin kryer shkelje të rregullores. Gjatë shoqërimit të të dënuarve, punonjësit e policisë së lartpërmendur kanë ushtruar dhunë fizike ndaj të dënuarit K.G. Pas hetimeve të kryera nga SHKBB rezultoi se punonjësit e policisë së Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier R.L., A.H., Sh.S. dhe B.S. kanë konsumuar elementë të veprës penale “Kryerja e veprimeve arbitrare”, e parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal".

 Materialet proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.