Tmerr në spektaklin “The Bachelor” pjesëmarrësit diagnostikohen me SST

Rregullat për pranimin e konkurrentëve në konkursin më romantik të Shteteve të Bashkuara do të ndryshojnë e do të bëhen më të
rrepta.

Në sezonin e fundit të “The Bachelor” një pjesë e mirë e pjesëmarrësve u diagnostikuan me herpes dhe sëmundje të tjera seksualisht të transmetueshme kjo edhe për shkak të mos kryerjes së analizave në fazat e para.

Një ish asistente e këtij programi ka treguar për herë të parë se është shumë e vështirë të punosh e të realizosh një program të këtij formati pasi shumë prej vajzave dhe djemve që duan të marrin pjesë kanë SST.

Për shkak se ’emisioni për gjetjen e dashurisë së vërtetë’ rrezikoi të mbyllej si pasojë e këtij problemi, prodhuesit e tij kanë vendosur rregulla më të forta. Të gjithë kokurrentët do t’i nënshtrohen analizave të rrepta dhe kontrolleve mjeksore para edhe pas përfundimit të çdo sezoni përndryshe “The Bachelor” do të shndërrohej në një epidemi të frikshme.