Mallkim nga Zoti! Pas Neymarit, dëmtohet sulmuesi kryesor i PSG-së

PSG ka marrë një tjetër lajm të keq, pasi raportohet se është dëmtuar edhe sulmuesi tjetër kryesor, Kylian Mbappe.

Ditë të mallkuara nga Zoti këto për PSG-në që më 6 mars luan kundër Real Madridit në ndeshjen e vlefshme për Champions League.

Pas Neymar, Marquinhos dhe portierit Areola është dëmtuar edhe sulmuesi tjetër i PSG-së, Kylian Mbappe.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri Unai Emery, i cili shpreson se ky lëndim nuk do të jetë serioz.

Mbappe dëmtoi nyjën e këmbës në pjesën e parë ndaj Marseille, në ndeshjen që u zhvillua mbrëmë në kuadër të Kupës, duke u zëvendësuar me Pastore në fillim të pjesës së dytë.

“Mbappe ka dëmtuar nyjën dhe kërkoi që të mos luante në pjesën e dytë. Shpresoj se nuk është diçka serioze”, tha pas ndeshjes Emery.

Ai po ashtu foli edhe për Neymar, për të cilin tha se do të mungojë rreth gjashtë javë.