VIDEO/ Pjanic gjuan penallti, shihni çfarë bën Berisha

Juventus luajti përballë Atalantës ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Italisë përballë Atalantës.

Bardhezinjtë siguruan për vitin e tretë radhazi finalen e Kupës, ku fituan me rezultatin e ngushtë 1-0 përballë bergamaskëve.

Ishte një gol i shënuar me penallti nga Pjanic, i cili mposhti Berishën nga 11 metra.

Ndeshja nuk rezultoi aspak e lehtë për të besuarit e Allegrit ku mungesat e Higuain dhe Dybala duket se peshonin në sulm.

Do ishte një penallti e minutës së 75-të e fituar nga Matudi që vendosi çdo gjë.

Në këtë mënyrë bardhezinjtë realizojnë objektivin e parë të sezonit duke arritur finalen e Kupës së Italisë që do luhet në maj në “Olimpico” të Romës.