Zënka te Bayern Munchen, kërcënim për rivalët e Championsit. Ja çfarë ndodh në stërvitjen e bavarezëve

Sherr në seancën stërvitore të së mërkurës në kampin bavarez. Robert Lewandowski dhe Mats Hummels janë përplasur pasi skuadra kundërshtare i mundi në ndeshjen stërvitore.

Lewandowski reagoi i acaruar pasi Tolisso shënoi golin e fitores ndaj tij.

Ylli i përfaqësueses gjermane reagoi i inatosur ndaj polakut, teksa më pas të dy shkëmbejnë replika me njëri-tjetrin.

Në fakt, mediat gjermane e kanë përcjellë si grintë e bavarezëve, të cilët edhe në stërvitje mobilizohen maksimalisht, pasi objektivi i tyre mbetet fitimi i Championsit.

Debati i plotë Hummels-Lewandowski

Hummels: “Lewy po tallesh? Seriozisht je duke lidhur këpucët? Vari tr***n!"

Lewandowski: "Ti e humbe topin!"

Hummels: "Ai ishte një gabim. Por këtu po flasim për qëndrimin tënd".

Lewandowski: "Ti humbet topa gjithë kohës, vetëm fjalë ke."

Hummels: "Ah mbyll gojën. Ik p***u".