VIDEO/ Partizani nuk përmbahet sot, 3 gola në pjesën e parë ndaj Lushnjës

Partizani dhe Lushnja po luajnë mes tyre në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet takimin e vlefshëm për javën e 22-të të Superligës, njofton SYRI.net.

Pjesa e parë mbyllet me fitoren e pastër të vendësve me rezultatin 3-0.

Të kuqtë kaluan në avantazh në minutën e 29-të. Pas një krosimi të Asanit, Bardhi me kokë gjuan saktë, duke mposhtur portierin mik.

Është përsëri Jurgen Bardhi i cili në të 36’ dyfishon shifrat, duke i dhënë siguri Partizanit.

Në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë skuadra e Starovës realizon dhe të tretin me autor Belicën