Skënderbeu i ‘vjedh’ barazimin Kukësit, mban distancën me vendin e dytë

Ka përfunduar ndeshja kryesore ndërmjet Kukësit dhe Skënderbeut.

Korçarët befasuan të gjithë pasi morën një barazim 2-2 në “Zeqir Ymeri” e cila ishte nën “pushtetin” e dëborës.

Fillimisht ishin verilindorët që shënuan dy golat me anë të Kale (21’) dhe Shkodra (45).

Gjatë 45 minutave të dyta Ilir Daja karikon lojtarët e tij të cilët shënojnë dy gola brenda 7 minutave.

Heroi për korçarët ishte Ali Soue që shënoi në minutën e (62’) dhe (69’).

Gjatë minutave të fundit të ndeshjes ishte Kukësi që shtoi presionin ndaj Skënderbeut, që i interesonte barazimi për të mbajtur të distancuar kundërshtarët.

As 7 minutat shtesë të lojës nuk i mjaftuan verilindorëve për të shënuar golin e fitores.

Ja rezultatet në ndeshjet e tjera:

Kamza 1-2 Teuta

Laçi 1-0 Vllaznia

17:00 Partizani - Lushnja