Dalin FOTOT e 613 kg kokainë të sekuestruara në Durrës

Publikohen fotot e kontenierit ku ishte fshehur ngarkesa prej 613 kg kokainë  e ardhur nga Kolumbia.

Fotot janë publikuar nga Drejtoria e Doganave dhe kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në Shqipëri.

Kokaina me vlerë tregu mbi 180 milionë euro ishte fshehur në fshehur në dyshemenë e dyfishtë të kontenierit të ngarkuar me banane.  Droga ishte e paketuar në 528 pako, të mbështjella me letër natriban me kode të vendosura nga trafikantët.