Demarkacioni me votat e listes serbe, ja çfarë thotë ministri Pal Lekaj

Kuvendi i Kosovës nuk ka filluar ende seancën pas pauzës, ndërkaq në mbledhjen e Komsionit për Punë të Jashtme është votuar për ndryshimet e projektligjit për demarkacionin me Malin e Zi.

Në nenin për projektligin me ndryshime është përfshirë marrëveshja e gushtit në vitin 2015 mes Kosovës dhe Malit të Zi, marrëveshja e dy presidentëve, Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi, Filip Vujanoviq dhe raporti i gjithë materiali i Komisioneve Shtetëror për orientim.

Përkundër, që koalicioni qeverisës ka qenë optimist për votat e ratifikimit të demarkacionit, një gjë e tillë nuk rezulton.

Partia më e madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista serbe, parti kjo pjesë e koalicionit qeverisës kanë qëndrime kundër demarkacionit.

Para fillimit të seancës është parë zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacollit, duke biseduar me deputetët e Vetëvendosjes, ndërkaq pas seancës është shprehur se nuk kanë biseduar për votë pro demarkacionit, por për kauzën për heqjen e bllokadës. Ai po ashtu ka thënë se janë votat për Demarkacion.

Ndërkaq, sipas raportimeve në media Kryeministri ka mbajtur takim me deputetët e Listës Serbe, që këta të fundit të votojnë për demarkacion.

Kurse, Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, shpreh optimizmin e tij për votat e tyre.

Lekaj në një pronocim për “Bota sot”, ka thënë se beson në kontributin e Listës serbe, në mënyrë që t’i japë zgjidhje temave që prekin edhe qytetarët serbë.

“Proceset do të ndodhin bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në ligjet që burojnë nga kjo kushtetutë, prandaj edhe Asociacioni do të krijohet bazuar në frymën e kushtetutës së Kosovës. Lista Serbe si partnere e koalicionit besojmë që do të japë kontributin e vet për të dhënë zgjidhje për temat që i prekin edhe qytetarët serbë”, ka pohuar Lekaj./BS