Basha akuzon Veliajn: Bum ndërtesash e kullash, bashkia e Tiranës është kthyer në 'lavatriçe' të pastrimit të parave të pista

Nga fjala e kreut të opozitës Lulzim Basha para medias sot, akuzat e forta ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj

"Epoka e kanabisit tani ëshhtë apsuruar me heroinën, kokainë dhe me pastrimin e parave të pista. Dhe pikërisht këtu vjen dhe rreziku ekzistencial për shoqërinë, sepse siç u shpreh edhe prokruroi antimafia, tani rreziku i politikës është mbartuar drejt politikës dhe ekonomisë. Një paralajëmrim i PD tani e 5 vjet, një kauzë politike dhe qytetare që e kemi denoncuar dhe analistë kurajozë. Por nuk e kemi ndalur, por ëështë transformuar, në radhë të parë brenda ekonomisë sonë.

Sot përmes grafikëve dhe shpjegimeve të njërës prej eksperteve më të shquara të statistikave në Ballkan dhe Europë, zonjës  Ines Nurja. Do t’ju bëjmë një prezantim sesi ekonomia shqiptare është në prag katastrofe dhe cili është roli i krimit dhe i drogës me mbështetje qeveritare në këtë kastrofë ekonomike dhe sociale me të cilën po përballet vendi.

Ta nisim me çështjen e parë: Kapja e ekonomisë nga paratë e drogës.

Nuk ka sektor ku kjo duket më qartë se sa sektori i ndërtimit në Shqipëri dhe në veçanti në Tiranë. Një bum ndërtimesh i financuar nga çfarë?!

Merrni të dhënat e publikuara sot: numri i lejeve të ndërtimit për rezidenca për banim në një vit është rritur me 80%!

2016- viti rekord i prodhimit të drogës dhe 2017-viti rekord i lejeve të ndërtimit në bashkinë e Tiranës.

Kemi një rritje drastike të ndërtesave mbi tre kate. Pra, nuk bëhet fjalë për riparim çatish apo dnërtim privat të vogël shtëpish. 200% është rritur numri i ndërtesave mbi tre kate kurse vlerave monetare sipas të dhënave të INSTAT-it është rritur mbi 260%! Ndërkohë, këto të gjitha, jo me më shumë para siç ta do mendja, se ka inflacion, por me thuajse të njëjtën shumë parash! 14.4% ka qënë përqindja e kredimit në 2016, 15% në 2017.

Me çfarë po financohen këto ndërtime ekstra, kullat, ndërtimet në Tiranë, të cilat përbëjnë mbi 80% të volumit dhe pjesën tjetër disa qendra të tjera të mëdha, por pjesën e luanit e ka bashkia e Tiranës?!

 Le ta themi haptas: bashkia e Tiranës është kthyer në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista të drogës dhe krimit. Dhe kjo ilustrohet nga bumi i ndërtimit dhe në veçanti ndërtimeve të larta në Tiranë që nuk kanë asnjë racionale ekonomike, nuk kanë asnjë racionale, asnjë kuptim sa i përket strehimit. Pavarësisht prej manipulimit me shifra, dihet që në Tiranë ka apartamente bosh të pashitura, por ka lidhje vetëm me paratë e pista."