Sot ditëlindja e Dr.Florit, Landi paralajmëron surprizën: Duke punuar për dhuratën tënde

Dita e sotme është një ditë e shënuar për familjen dhe miqtë e artistit të ndjerë Dr. Flori. Sot, më 28 shkurt, Florian Kondi do të festonte ditëlindjen e tij të 39-të.

Por në mungesë të tij, tashmë të dashurit e tij do të festojnë duke e kujtuar atë me mall. Siç ka bërë të ditur së fundmi miku i tij, Landi Hysi, kjo ditëlindje e Florit nuk do të kalojë pa zhurmë.

Në një postim në Insta Story, këngëtari ka paralajmëruar një surprizë për ditën e sotme, që pritet të zbulohet në orët në vazhdim.

“Nesër ditëlindja jote Floro… Duke punu për dhuratën tate… Familja, shifna nesër. Ju njoftojmë. #ipaharruar.”-ka shkruar Hysi në postim, duke i bërë ndjekësit kurizoë për surprizën e përgatitur.