VIDEO/ Demarkacioni, Komisioni i Jashtem mblidhet të miratojë ndryshimet në ligj

Senaca e paralajmëruar e Kuvendit të Kosovës ku pritet të miratohet marrëveshja me Malin  e Zi për kufirin ka nuzra në oren 11. Ndërkohë është ndërprerë senaca pasi komisioni për punët e jashtme është mbledh për të miratuar projektin me ndryshimet e bera nga LDK.

Ja kronolagjia e punimve të ditës së sotme

Shefi i Grupit Parlamentar Avdullah Hoti e ka lexuar tekstin e projektligjit me ndryshime. Sipas Hotit është mirë që është arritur një marrëveshje mes LDK-së dhe koalicionit qeveritar për ta përkrahur këtë projektligj.

Në Projektligjin me ndryshime është përfshirë marrëveshja e gushtit në vitin 2015 mes Kosovës dhe Malit të Zi, marrëveshja e dy presidentëve Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi Filip Vujanoviq dhe raporti i Komisionit Shtetëror të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi që ka karakter orientues.

Komisioni për Punë të Jashtme është tërhequr për ta shqyrtuar projektligjin me ndryshime ku pas një pauze të sillet në seancë.

Votohet shmangia e afateve procedurale për demarkacionin

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për shmangien e afateve procedurale të parapara me rregulloren e Kuvendit, lidhur me projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi. Ishin 62 deputet që votuan për shmangien e këtyre afateve.

Nis seanca e jashtëzakonshme për Demarkacionin, vetëm 67 deputetë në sallë

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme për Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi. Seanca ka nisur me një orë vonesë, për shkak se disa nga deputetët ishin duke u kthyer nga vizita në Malin e Zi, raporton Bota sot.

Në Kuvend janë vetëm 67 deputetë.

Seanca për demarkacion e paraparë të mbahej në ora 10:00, është shtyrë për një orë, ndërkaq disa deputetë pozitë, opozitë tashmë gjenden në sallën e Kuvendit.

Koalicionit qeverisës i nevojiten edhe dy vota për ratifikimin e demarkacionit, ndërsa në anën tjetër Lista serbe, parti kjo pjesë e koalicionit mungon në Kuvend.

Nuk ka informacione nëse Lista serbe do të jetë e pranishme në seancë për demarkacion, shkruan "Bota sot".

Kjo e fundit, kishte pasur qëndrim kundër demarkacionit.

Molliqaj diskuton me deputetët e LDK-së

 

Në sallën e Kuvendit të Kosovës, ka hyrë edhe deputeti I Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Molliqaj. 

Ai nuk është parë duke u përshëndetur me depuetetët e tjerë të VV-së, mirëpo me deputetët e LDK-së.

Deputetët ende janë në pritje për të nisur seanca, ku pritet të votohet Marrëveshja e Demarkacionit.

Seanca nga ora 11:00 

 

Seanca e njoftuar të fillojë në orën 10:00, pritet të fillojë rreth orës 11:00. Gjysma e deputetëve nuk janë në sallë. Paraprakisht zyrtarë nga koalicioni qeverisës kanë bërë të ditur se u mungojnë edhe dy vota për kalimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.