Kapen 6 kuintal kokainë në Shqipëri, kush i dekonspiroi trafikantët?

Janë më shumë se 600 kilogramë kokaina e sekuestruar mbrëmjen e djeshme në Portin e Durrësit, është gjetur në një kontenier të një kamioni, i cili mësohet se është vetëm transit në tokën shqiptare dhe po bëhej gati të vendosej në anije, prej nga do të nisej drejt Italisë.

Autoritetet shqiptare janë lajmëruar nga partnerët e huaj për sasinë më të madhe të kokainës të kapur në vendin tonë.

Nga hetimi, dyshohet se kokaina ka ardhur nga Kolumbia.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar pamjet e para 45 ditëve.

Mësohet se Prokuroria administronte të gjithë dokumentet e hyrjes së mjeteve në Portin e Durrësit.