FOTOLAJM/ Në dasmën e Princit Leka me Elia Zaharian

Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij Liri Berisha kanë qenë sot të pranishëm në darkën martesore të princit Leka dhe Elia Zaharias.

Një nga ceremonitë më të përfolura në kryeqytet, dasma e princit ka qenë sot në qendër të vëmendjes së mediave, ndërkohë që trashëgimtarë monarkish europiane kanë qenë të pranishëm në këtë ceremoni.

Mësohet se në darkën e stome, që përmbyll ceremoninë e pritjes dhe celebrimit të mbajtura më herët, Berisha dhe meta kanë qenë të vetmit parlamentarë të pranishëm.