Formacioni i javës në La Liga, Barcelona përfaqësohet me...

La Liga ka publikuar formacionin më të mirë të javës së 25-të.

Barcelona është skuadra që përfaqësohet me më shumë lojtarë, plot tre blaugranë: Messi, Suarez dhe Coutinho.

Atletico Madrid dhe Leganes kanë nga dy lojtarë, ndërsa nga një tjetër kanë Villareal, Bilbao, Real Madrid dhe Celta Vigo.

Lojtari më i mirë është përzgjedhur Antonie Griezmann, që shënoi tre gola në fitoren 2-5 ndaj Sevillas.