Dimri i vonuar, në Korçë ngrica dhe temperaturat deri ne -10 gradë

I ftohti i acartë dhe me reshje dëbore ka mbërdhyer te gjithë vendin. Por pas reshjeve të dëborës qarkun e Korçës e kanë pushtuar ngricat.

Temperaturat në këtë zonë kanë arritur deri në -10 gradë, duke bërë që të gjitha akset të jenë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Biles policia rrgore porost shoferet që të jenë shumë të kujdesshëm dhe të marrin masa për kohën e keqe.

Fshati turistik i Dardhës vijon të mbetet problematik, po ashtu vështirësi ka edhe në Voskopojë dhe në Qafën e Qarrit, ku ka prezencë akulli në rrugë.

Problematike është edhe aksi rrugor Korçë- Kapshticë dhe Korçë- Pogradec. Reshjet gjate natës kanë sjellë akull dhe ngrica ne gjithe qarkun si pasoje e temperaturave nën zero grade. Po punohet nga sherbimet e emerngjencave qe te vihet nën kontroll situata.